Shukri Ymeri
Drejtor
Avni Ibrahimi
Pedagog

“Zenel Hajdini”

Shkollimi i Shqipëtarëve në fshatin Raincë fillon pas formimit të Kazasë së Preshevës më 1878 me ndërtimin e xhamive dhe me vendosjen e imamëve të xhamive në kohën e Perandorisë Osmane. Shkollimi bëhej në gjuhën arabe dhe me alfabet arab. Perandoria osmane nuk e lejoi shkollimin në gjuhen shqipe andaj edhe shkollimi i Shqipëtarëve zhvillohej në xhami në gjuhën arabe nga imamët e xhamive. Poashtu edhe gjatë mbretërisë serbe-kroate-sllovene nuk u hapen shkolla shqipe në Rajonin e Preshevës.

Objekti ku filloi mësimi për herë të parë në Raincë që është pjesë e xhamisë

Në fshatin Raincë, mësimi kishte filluar në vitin 1923 në objektin e ndërtuar pranë xhamisë, që kishte vetëm nje mësojtore. Ky objekt ishte ndërtuar në vitin 1896 në kohën e sundimit Bullgar. Në vitin 1935/36 është ndërtuar edhe një klasë nga vendasit, ndërsa ne vitin 1951 në mënyrë vullnetare Rainca ngrit edhe një mësojtore në mes të fshatit.

Në vitin 1952 u vu themeli i parë i shkollës në qendër të fshatit dhe në këtë shkollë u mësua deri në vitin 1980, kur dhe u transferua në objektin e ri të shkollës ekzistuese. Nga viti 1945 deri më 1953 mësimi zhvillohej deri në klasën e katërt edhe atë në dy gjuhë shqip dhe serbisht, ndërsa nga Shtatori i vitit 1953 për herë të parë fillon mësimi tetëvjeçarë në Luginën e Preshevës. Në shkurt të vitit 1957 Këshilli për Arsim në rrethin e Bilaçit, sjell vendim që shkolla fillore e Corroticës, Bërçec, Samolicë dhe Nesalcë t’i bashkangjiten shkollës fillore të Raincës, si paralele të ndara. Shkolla fillore e fshatit Raincë për herë të parë shënon ditën e shkollës më datë 10 shkurt 1960 bashkë me themeluesin e saj mësuesin Fehmi Salihun i njohur si Fehmi Përlepnica. Në shkollën e Raincës vijonin edhe nxënës nga fshatrat Nesalcë, Vërban, Letovicë, Gare, Bërçec, Shoshajë e Poshtme, Bilaç dhe Samolicë.

Shkolla e vjetër e Raincës

Mësimi në gjuhën serbe mbyllet në vitin 1978 për shkak të mungesës së nxënësve serbë.
Shkolla fillore nga themelimi i saj deri në vitin 1967 mbante emrin “Bratstvo” ndërsa nga ky vit shkolla merr emrin e heroit të popullit “Zenel Hajdini” ku edhe sot mban ktë emër, ndërsa dita e shkollës festohet me datë 24 Maj.
Më poshtë keni tabelën e numrit të nxënësve ndër vite.

Edukimi parashkollor
Në komunën e Preshevës, edukimi parashkollor është i organizuar në Kopshin e Fëmijëve “8 Marsi” i cili filloi punën në vitin 1982, ku edukimi i fëmijëve parashkollor bëhet në gjuhën shqipe. Këtë vit Kopshti kishte 16 punonjës. Për herë të parë në Raincë më 1 Nëntorë 1982 filloi mësimin një grup i fëmijëve i mësimit parashkollorë me rreth 18 nxënës në lokalet e shkollës fillore “Zenel Hajdini”.

Referencat : Rainca Vendbanimi i vjetër Dardan-Shqipëtar në rajonin e Preshevës (Monografi ) – Vebi Fazliu & Xhemaledin Salihu