Gjatë këtyre ditëve ka pasur një debat në mes KF Raincës dhe Bashkësisë Lokale për caktimin e mbajtjes së turnirit që tashmë mbahet çdo vit në Raincë. Bashkësia Lokale ka sygjeruar që turniri të mbahet në ish stadiumin e vjetër i cili gjindet tek Vakëfi, mirëpo KF Rainca ka kundërshtuar këtë plan pasiqë ky stadium nuk i plotëson kushtet për tu zhvilluar një lojë normale. KF Rainca ka sygjeruar stadiumin e Shkollës ku është mbajtur ky turnir edhe vitet tjera. KF Rainca vjen edhe me arsyet se pse nuk është e mundur që turniri të mbahet tek stadiumi i Vakëfit :
- Stadiumi nuk është në gjendje normale,përmban gure dhe zallina të ndryshme
- Mungon plotësisht ndriçimi në stadium
RaincaInfo më poshtë ju sjell fotot e gjendjes së stadiumit te Vakëfi dhe atij te Shkolla.