Pensionohet Ofiqari i vendit Mustaf Limani

  • Post category:Lajmet

Sot me datë 23.12.2020 është pensionuar Ofiqari i fshatit tonë Raincës Mustaf Limani.
Kujtojmë se Mustaf Limani postin si Ofiqar ka marrë që nga data 20.10.2008 dhe deri më sot ai i ka shërbyer bashkëvendasve plot 12 vite.

Një shembull që duhet ndjekur, me shumë profesionalizëm, përkushtim e pozitivitet Mustaf Limani ishte çdoherë për të gjithë bashkëvendasit në dispozicion për të kryer të gjitha shërbimet që zyra e ofiqarisë i ka ofruar.

Ne sot Mustaf Limanit i urojmë pensionimin dhe e falenderojmë për çdo shërbim që ai kreu për ne bashkëvendasit.

URIME, shëndet dhe gjitha të mirat në kapitullin tënd të ri.