Lajme
Këtu do të gjeni vetëm lajmet kryesore, për më shumë lajme vizitoni faqen tonë në facebook Rainca Info

Wednesday, December 23, 2020 ofiqari
Sot me datë 23.12.2020 është pensionuar Ofiqari i fshatit tonë Raincës Mustaf Limani.
Kujtojmë se Mustaf Limani postin si Ofiqar ka marrë që nga data 20.10.2008 dhe deri më sot ai i ka shërbyer bashkëvendasve plot 12 vite.
Një shembull që duhet ndjekur, me shumë profesionalizëm, përkushtim e pozitivitet Mustaf Limani ishte çdoherë për të gjithë bashkëvendasit në dispozicion për të kryer të gjitha shërbimet që zyra e ofiqarisë i ka ofruar.
Ne sot Mustaf Limanit i urojmë pensionimin dhe e falenderojmë për çdo shërbim që ai kreu për ne bashkëvendasit.
URIME, shëndet dhe gjitha të mirat në kapitullin tënd të ri.