Lajme
Tanimë kanë mbetur më pak se 10 ditë deri në përfundimin e afatit të procesit për regjistrimin e popullsisë.
Në këtë artikull kemi shtruar disa pyetje në lidhje me procesin e regjistrimit të popullsisë Labinot Veliut një nga aktivistët për regjistrimin e popullsisë në fshatin Raincë.
Sa është i rëndësishëm procesi i regjistrimit të popullsisë?
Procesi i regjistrimit për shqiptarët e luginës Preshevës është i rëndësisë jetike. Duke u regjistruar i themi stop pasivizimit të adresave dhe duke treguar se jemi shumë do te kemi më shumë mundësi për punësim, integrim, më shumë institucione, sherbime dhe të drejta. Po edhe neve si komunitet na sherben me e dite numrin e sakt sa shqiptar jetojmë në Serbi pasi që nuk kemi statistika të sakta që nga viti 1991 përshkak të bojkotit.
A ka qenë i vështirë procesi i regjistrimit?
Procesi i regjistrimit relativisht ka qenë i lehtë për arsye se bëhet online dhe me peocedura të lehtësuara. Kushtet për regjistrim nuk kan qenë asnjëherë më të favorshme.
A është vërejtur interesimi tek popullata për regjistrim?
Interesimi për tu regjistruar ka qenë i jashtëzakonshëm.
Sa banorë janë regjistruar në Raincë?
Deri më sot 22 Tetorë në Raincë janë regiistruar mbi 3250 banorë dhe sipas parashikimeve numri i banorëve të regjistruar në Raince do arrij deri në 3500
Sa është numri total i të regjistruarve në luginën e Preshevës dhe Bujanocit?
Deri më 21 Tetor numri i banorëve të regjistruar në komunen e Preshevës është 44 mij banorë kurse Preshevë dhe Bujanoc 77 mij. Kurse për Medvegjen nuk kam të dhëna.
Raincë, 22.10.2022