Biografi dhe shkrime mbi Raincën

Back

Biografi Rufat (Haki) Ymeri

Rufat (Haki) Ymeri ( 1923-1970 )

U lind në fshatin Raincë nga prindërit Haki dhe Zaide Ymeri në vitin 1923. Shkollën fillore e kreu në  Raincë në  gjuhën serbe. Shkollën normale në vitin 1958 përmes kurseve pedagogjike pa shkëputje nga puna. 

Punën edukativo-arsimore e filloi në vitin shkollor 1948 në fshatin Zhunicë, në vitin 1952 në  Ilincë dhe  në vitin 1955 në  fshatin Mateç të  Maqedonis. Nga viti 1956 deri në  përfundim të jetës së tij ka dhënë  kontributin e tij si mësues në  fshatin e lindjes në  Raincë.

Ishte ndër mësuesit e parë që filloj të punojnë në fshat dhe kishte një rrespekt shumë të madh nga fshatarët dhe nxënësit e tij. Ai ishte ndër pishtarët e parë që shpërndau dijen në Luginën e Preshevës e më gjërë.

Mësues Rufati, si të gjithë intelektualët e asaj kohe luajtën një rol shumë tërëndësishëm në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja. Ai ishte shembull për të tjerët me shkollimin e fëmijve të tij. Në klasë kishte edhe vajza për të cilat kishte kujdes veçant dhe sjellje më të shtuar, që të ndikonte në vijojnë mësimin fillor, të mesëm dhe pastaj edhe të lartë. Ai synonte që në të ardhmen të kontribojnë në arsimimin dhe edukimin e fëmive të tyre dhe mbar shoqërisë shqiptare. Ai dinte se me shkollimin e femërave më shpejtë do të zhvillohet edhe populli shqiptarë në të gjitha lëmit e jetës. Lugina kishte nevojë për kuadro të të gjitha profileve. Ai dhe shokët e tij ishin largëpamës dhe punonin me tërë qenjen e tyre për emancipimin e gjeneratave të reja e sidomos të vajzave të cilat deri tani nuk kishin vijuar as mësimin fillor.

Për punën e mësues Rufatit flasin  dhe ish nxënësit e tij Xhevdet Nuredini dhe Mustafë Limani ekonomistë të diplomuar. Ata e kujtojnë si mësimdhënës dhe pedagog shembullor, edukator të mirë, të dashur dhe të sjellshëm. Ai nxënësit i trajtonte sikur të ishin fëmijët e tij. Nuk i kujtohet asnjëherë brenda katër viteve që mësuesi i tyre ti ketë ndëshkuar për ndonjë gabim eventual.

Mësimin e bënte shumë praktik duke marr shembuj të ndryshëm në klasë dhe në natyrë që nxënësit ta kuptojnë më lehtë mësimin që e spjegonte sepse mungonte literatura e nevojshme. 

Mësues Rufati me shokët e tij gjithashtu pati një rol të veçantë në parandalimin e shpërnguljes së shqiptarve për në Turqi. Me punën e tij të palodhshme, këshilluese dhe këmbëngulëse ka ndikuar që ata të cilët kishin vendosur të shpërngulen, të tërheqin vendimin dhe të qëndrojnë në trojet e tyre shekullore. Ai kishte përkrahjen edhe të kolegëve të tij të rinjë të ardhur nga Cërnica e Gjilanit, profesor doktor Memet Halimit, nipi i atdhetarit Ramiz Cërnicës, Abdyl Hoxhës dhe Hasim Vranovcit. Këta kishin ndërprerë shkollimin e rregulltë vetëm e vetëm që t`i dalin në ndihmë shkollës që të mos mbyllej për shkak mungesës së kuadrit arsimor. Në librin e tij profesor doktor Mehmeti flet për punën e shkëlqyeshme me nxënës dhe mikpritjen që i kishte bërë kolegu i tyre Rufat Ymeri gjatë punës së tyre si mësues në fshatin Raincë. 

Një foto kujtimi me Fejzullah Ademin nga Corrotica, shokë pune i mësues Rufatit në shkollën fillore të fshatit Raincë.

Mësues Rufati përveç punës edukativo-arsimore ishte edhe pjesëmarrës i LNÇ. Në  vjeshtën e vitit 1944 derisa ishte në luftë, familjes i vie lajmi i trishtë se ishte i zhdukur ose i likuiduar. Ky lajm për fat të  mirë  nuk qe i vërtetë.  Ai kthehet te familja shëndosh e mirë dhe vazhdon shkollimin dhe punonë tërë karierën e tij si mësues. 

Mësues Rufati ka lënë pas vete tre djem dhe një  vajzë, Ekremin magjistër i Biologjis, Fatmirin arsimtar i grupit klasor, Ymerin inzhinjer dhe vajzën Ykmeten,  të  gjithë  në  pension. Ai tani ka edhe shumë nipa e mbesa të cilët kanë kryer shkollimin e lartë dhe ndjehen shumë krenarë me punën dhe veprën e gjyshit të tyre të cilin e kujtojnë me nderime të larta. 

Autor :  Prof.  Burhan Jusufi      

            Search